
Begaj takohet me Siljanovskan, bisedojnë për rolin e shqiptarëve si faktor shtetformues e paqedashës
14 mars 2025
| 15:38
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar me homologen e tij nga Maqedonia e Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.
Begaj ka shkruar në “Facebook” se vendet do të bashkëpunojmë për të avancuar në procesin e integrimit në BE, angazhimin si aleatë në NATO dhe rolin e shqiptarëve si faktor shtetformues e paqedashës.
“Me presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimin për të avancuar në procesin e integrimit në BE, angazhimin si aleatë në NATO dhe rolin e shqiptarëve si faktor shtetformues e paqedashës”, ka shkruar Begaj.