Begaj takoi komandantin e KFOR-it: Rendi kushtetues i Kosovës s’duhet cenuar
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është pritur nga komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Ferenc Kajari.
Ky i fundit e ka informuar presidentin Begaj mbi situatën e sigurisë në Kosovë e veçanërisht në veri të saj, ndërsa ka vlerësuar profesionalizmin e efektivëve të Forcave të Armatosura, në misionin e KFOR-it.
Begaj ka vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s dhe KFOR-it për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë dhe në gjithë rajonin.
Në orët e pasdites, presidenti i Republikës është ndalur në Pejë, ku është takuar me efektivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, pjesë e misionit paqeruajtës KFOR.
Ndërsa ka vlerësuar kontributin e çdo efektivi të FA-së, presidenti Begaj ka kërkuar kujdes në përmbushjen e misionit të tyre.
“Rendi kushtetues i Kosovës nuk duhet cenuar”, ka thënë presidenti Begaj gjatë takimit me efektivët e Forcave të Armatosura.