Begaj takon koordinatoren e OKB-së në Shqipëri, në fokus të bisedës Samiti i shtatorit

27 korrik 2023 | 13:29

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur presidencë Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Fiona Mçluney, e cila e informoi Begajn edhe mbi samitin që do të organizojë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Në këtë takim Begaj ka konfirmuar se do të jetë pjesë në debatin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në datat 17-23 shtator, raporton abcnews.al.

Mçluney në këtë takim ndau me presidentin Begaj informacionin mbi pritshmëritë e samitit si dhe nivelin e pjesëmarrjes. Në fund të debateve dhe trajtimit të temave më të rëndësishme për të ardhmen e njerëzimit dhe të planetit, pritet që liderët pjesëmarrës të miratojnë një deklaratë politike, për të shprehur angazhimet në arritjen e objektivave të agjendës 2030.

Presidenti vlerësoi shumë pozitive dhe të ardhur në kohën e duhur nismën e Sekretarit të Përgjithshëm Guterres “Plani i Shpëtimit për Njerëzit dhe Planetin”, për përmbushjen e Objektivave për një Zhvillim të Qëndrueshëm 2030 (SDG), si dhe shprehu vullnetin dhe përfshirjen e institucioneve shqiptare në realizimin e angazhimeve kombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vedat Muriqi ishte figura kryesore e skuadrës së Mallorca-s sezonin…