Begaj takon Lajçakun: Shqipëria e vendosur për de-eskalimin e situatës Kosovë – Serbi
23 shtator 2023
| 21:22
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Javën e Debatit të Përgjithshëm të Sesionit 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Përgjithshme, ka takuar të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
“E sigurova të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, se Shqipëria mbetet e vendosur që të vijojë të luajë rolin e saj për deeskalimin e situatës së tensionuar midis dy vendeve dhe për rikthimin në tryezën e dialogut”, ka shkruar Begaj në “Facebook”.
Ai ka theksuar se roli i BE-së në këtë proces, por edhe në të gjitha zhvillimet e rëndësishme në rajonin tonë, është me rëndësi të veçantë.