Begaj takon Stoltenbergun: Të konsiderohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar takim në Bruksel me sektarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Begaj pas takimit ka thënë se NATO-ja ka demonstruar kohezion, solidaritet, unitet dhe forcë reaguese për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleancës.
Po ashtu, Begaj ka thënë se Shqipëria përshëndet dhe mbështet dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve është një hap pozitiv që do duhet të qendërzohet në njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve. Vlerësoj maksimalisht angazhimin dhe përkushtimin e NATO-s në rajon dhe misionin KFOR, si një histori suksesi dhe garantues i paqes dhe i sigurisë në Kosovë dhe rajon”, ka thënë presidenti Begaj, duke kërkuar që të konsiderohet anëtarësimi i Kosovës në NATO.