Begaj thotë se është i kënaqur me bashkëpunimin me KFOR-in
14 dhjetor 2018
| 18:19
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur të premten në një takim komandantin e ri të njësive të LMT të KFOR-it për regjionin e jugut, Cengiz Bahadir Ozgur, si dhe komandantin aktual të KFOR-it për regjionin e jugut, Cen Sinan Barim, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin e mirë ndërmjet KFOR-it dhe Komunës së Malishevës.
Kryetari Begaj pasi i ka uruar mirëseardhje komandanti të ri, është zotuar se bashkëpunimi me KFOR-in do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ai ka falënderuar KFOR-in për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për sigurinë që ofron për vendin tonë.
Edhe zyrtarët e lartë të KFOR-it për regjionin e jugut, e kanë falënderuar kryetarin Begaj për bashkëpunimin që kanë si dy institucione.
/Epoka e re/