Begaj, urim të përzemërt Kosovës: Faleminderit të gjithë miqve e aleatëve tanë që janë krah teje!

17 shkurt 2025 | 09:17

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Kosovën në shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj nderoi mijëra burra dhe gra që sakrifikuan për liri e pavarësi.

“Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Nderim përjetë mijëra burrave dhe grave që sakrifikuan për lirinë e pavarësinë! Faleminderit të gjithë miqve e aleatëve tanë që janë krah teje! Gëzuar!”, ka shkruar Begaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona dyshohet se i kanë vjedhur paratë e bamirësisë…