Begaj uron Kosovën për avancimin e statusit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
27 maj 2024
| 13:06
Kosovës i është avancuar statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Kjo asamble ka avancuar statusin e Kosovës nga vëzhguese në anëtare të asocuar në këtë organizate.
Për këtë vendim ka reaguar presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili e ka uruar Kosovën për këtë avancim.
“Urime, Kosovë, për zgjedhjen anëtare e asocuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s!”, ka thënë Begaj.