Begolli, drejtor sportiv i Prishtinës

06 janar 2020 | 16:30

Skuadra e Prishtinës e ka prezantuar sot drejtorin e ri sportiv, Granit Begolli. Ky i fundit ka qenë pjesë e Prishtinës si futbollist.

“Kryetari i klubit, Remzi Ejupi, para futbollistëve ka prezantuar drejtorin e ri sportiv, Granit Begolli, i cili para lojtarëve ka premtuar që do të jetë pran tyre për çdo kërkesë apo problem që do të kenë ata”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Skuadra kryeqytetase sot i filloi përgatitjet për sezonin pranveror, kurse synim kryesor i saj është triumfi në garën për titull.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Pejës, njëherësh anëtar i Kryesisë së LDK-së, Gazmend…