Begolli emërohet trajner i Lirisë
Klubi më traditë të madhe në futbollin e Kosovës, Liria na Prizreni e ka prezantuar sot trajnerin e ri, Granit Begolli. Ky i fundit ka punuar edhe në të kaluarën në klubin prizrenas. Derisa pritjet në klubin e Lirisë me trajnerin e ri janë të mëdha.
“FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e Granit Begollit si trajnerin tonë të ri për sezonin e ardhshëm! Begolli po rikthehet te Liria pas dy sezonesh, duke sjellë me vete përvojën, njohurinë dhe pasionin e tij për futbollin. Koha e tij e mëparshme me klubin u karakterizua nga udhëheqja e jashtëzakonshme dhe kuptimi i thellë i lojës, cilësi që jemi të lumtur t’i mirëpresim përsëri. Nën drejtimin e tij, presim një sezon të mbushur me ekselencë strategjike dhe lojë pasionante. Mirë se vjen përsëri, Granit!”, thuhet në njoftimin e Lirisë.
/Epoka e re/