Begolli ndan rrugët me Feronikeli 74’

13 qershor 2023 | 14:58

Pas Lirisë, edhe skuadra tjetër që është inkuadruar në Superligë, Feronikeli 74’ ka ndarë rrugët me trajnerin Granit Begolli.

Ky i fundit ka njoftuar se ka pasur ofertë nga drejtuesit e klubit nga Drenasi për t’i udhëhequr edhe në Superligë, por ka vendosur të largohet.

“Dua t’iu njoftoj që nga sot nuk do të jem pjesë e Feronikelit 74’. Unë kam vendosur që të largohem nga klubi pavarësisht se klubi më ofroi mundësinë që unë ta drejtojë skuadrën në Superligë. Falënderoj kryetarin e Komunës, Ramiz Lladrovcin për përkrahjen gjatë gjithë sezonit, presidentin Erlind Krasniqi për mundësinë që unë të drejtojë klubin drejt Superligës, ku së bashku arritëm objektivin pas një sezoni me shumë vështirësi. Faleminderit poashtu tifozëve për përkrahjen gjatë gjithë sezonit. Falënderoj stafin për punën e madhe dhe të gjithë njerëzit tjerë që punuan në klub. Falënderoj kapitenin Lapidar Lladrovci dhe te gjithë futbollistët për super sezonin që kaluam së bashku. Mirupafshim Feronikeli”, ka shkruar Begolli në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas arrestimit të anëtarit “Mbrojtjes Civile”, Milun Milenkoviq, i njohur…