Begolli ndan rrugët me Lirinë
07 tetor 2024
| 14:40
Skuadra e Lirisë së Prizrenit ka konfirmuar largimin e trajnerit Granit Begolli. Ky i fundit ka dhënë dorëheqje pas barazimit në ndeshjen e fundit të dielën ndaj Istogut në Ligën e Parë, derisa të hënën drejtuesit e klubit e miratuan këtë dorëheqje.
“Pas barazimit të djeshëm me Istogun, kryetrajneri Granit Begolli ofroi dorëheqjen. Sot, kryetari i klubit Valon Osmani dhe bordi e miratuan vendimin e tij. Ne i urojmë Granit Begollit suksese dhe gjithë të mirat në të ardhmen, me shpresën që një ditë rrugët tona do të bashkohen sërish”, thuhet në njoftimin e skuadrës prizrenase.
Pas tetë jave të zhvilluara në Ligën e Parë, Liria zë vendin e gjashtë me 11 pikë të grumbulluara.
/Epoka e re/