Begolli ndan rrugët me Vëllaznimin
11 tetor 2021
| 13:01
Trajneri Granit Begolli edhe zyrtarisht më nuk do të jetë trajneri i skuadrës së Vëllaznimit nga Gjakova. Lajmin e ka bërë të ditur vet Begolli në profilin e vet në “Facebook”.
“Nuk do të jem pjesë e KF Vëllaznimi, kam dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit. Së pari duhet të falënderoj qytetin e Gjakovës për mikpritjen dhe sjelljen shumë korrekte ndaj meje, poashtu falënderoj tifozët për mbështetjen, bashkëpunëtorët e mi Luan Tabakun, Valon Kasapin, Daim Xhepen dhe të tjerët që punuan në klub. Mbi te gjitha, dua t’i falënderoj futbollistët që ishin fantastik gjatë kësaj kohe sa kaluam se bashku, sepse pa ta unë si trajner nuk do të kisha këto rezultate. Mirupafshim Gjakovë!”, ka shkruar Begolli.
/Epoka e re/