![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/12/g-begolli.jpg)
Begolli nuk do të jetë më drejtor sportiv i Prishtinës
Granit Begolli ka konfirmuar se nuk do të jetë më drejtor sportiv i FC Prishtina. Begolli ka thënë se ishte kënaqësi që e mbajti këtë pozitë në klubin më të madh në vend, kurse “bardhekaltërve” u ka uruar suksese në kampionat dhe Kupë.
“Faleminderit Prishtina! Nga sot unë nuk do të jem pjesë e klubit, FC Prishtina. Ishte një vit shumë i mundimshëm në rrethana si kurrë më parë, por edhe pse me shumë sfida e shumë probleme, klubi vazhdoi rrugën drejt objektivave, ku sezonin e shkuar arritëm ta fitonim Kupën dhe të dalim në garat ndërkombëtare. Këtë vit Prishtina është në garë që t’i fitojë të dy trofetë. Unë i dëshiroj shumë suksese klubit të qytetit tim. Ishte kënaqësi për mua e privilegj ta ushtroj postin e drejtorit sportiv”, ka thënë Begolli.