Begolli pensionohet nga futbolli
Gentrit Begolli ka njoftuar se i ka dhënë fund karrierës si futbollist.
Begolli ka thënë se periudha si futbollist ka qenë e mbushur me kënaqësi dhe me plot sfida.
Ai ka falënderuar familjarët, shokët dhe trajnerët me të cilët ka pas rastin të bashkëpunoj.
“Përmes këtij postimi dëshiroj te ju njoftoj se pas 15 vitesh kam vendosur t’i jap fund karrierës si futbollist. Ka qene një periudhe e mbushur përplot kënaqësi e gjithashtu edhe me sfida. E falënderoj Krijuesin fuqiplote për secilën prej tyre. Njëheri, shfrytëzoj rastin t’i falënderoj familjaret, shokët, dhe te gjithë ish-bashkëlojtarët dhe trajnerët me te cilët kam pasur rastin te bashkëpunoj”, u shpreh Begolli.
“Jam shume i lumtur qe ne krahasim me periudhën kur e kam filluar karrierën, tashme futbollistet e rinj shohin shume me shume perspektive për t’i përmbushur ëndrrat e tyre edhe ne arenën ndërkombëtare”.
“Për fund, jam i kënaqur qe karrierën time po e përfundoj me trofeun e Kupës se Kosovës, me ç’rast shfrytëzoj rastin t’i uroj edhe ‘Plisat’ për këtë titull”.