Begolli: Të hyrat në Telekom 8 milionë e 741 mijë euro
Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka vizituar sot Telekomin e Kosovës, ku është pritur në takim nga kryeshefi i kësaj kompanie, Gent Begolli dhe Bordi i drejtorëve.
Lluka në një konferencë për medie pas takimit me Begollin, ka thënë ka vizituar Telekomin për të kuptuar për së afërmi situatën në të cilën ndodhet kjo ndërmarrje.
“Pasi ka ardhur Genti jemi ulur të diskutojmë për stabilitet financiar. Është lajm i mirë se nga viti 2009 ka rritje të të hyrave. Është me rendësi të bashkëpunojmë me Bankën Botërore për vlerësim të gradimit të punëtorëve”, ka thënë Lluka, raporton “Epoka e re”.
Ndërsa, kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Gent Begolli, ka thënë se ka informuar ministrin Lluka rreth masave që kanë ndërmarrë për dalje nga kriza të kësaj ndërmarrje.
Begolli ka bërë me dije se gjatë muajit gusht-shtator të hyrat në Telekom kanë arritur në mbi 8 milionë euro
“Telekomi ka 8 milionë e 741 mijë euro të hyra. Është lajm i mirë ky dhe falënderojmë edhe bashkatdhetarët që kanë kontribuar. Po ashtu, kemi rritje të inkasimit të borxhit. Do t’i motivojmë punëtorët që të punojnë më shumë. E njoftuan ministrin edhe për takime të shumta që kemi pasur. Telekomi i Kosovës është në krizë të madhe dhe me numër të madh të punëtorëve. Kemi punëtorë të cilët punojnë në pikat e shitjes me gradën 5 dhe 9”, është shprehur Lluka.
/Epoka e re/ A. Mavraj/