Begolli, trajner i ri i Vëllaznimit
02 gusht 2021
| 11:42
KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me trajnerin Granit Begolli, i cili njihet si futbollist, drejtor sportiv dhe trajner.
“Në klub priten projekte të mëdha, ku së bashku me Kryetrajnerin Begolli do të mundohemi që të organizohemi sa më mirë për zonin 2021/22”, thuhet në njoftimin e klubit.
Gjithashtu, kuqezinjtë njoftojnë se në ditët në vazhdim priten transferime të reja të lojtarëve. Skuadra gjakovare garon në Ligën e Parë të Kosovës, dhe padyshim se e kërkon rikthimin në elitën e futbollit kosovar.