Begolli: Vushtrria po riorganizohet, synohet rikthimi në Superligë sezonin e ardhshëm
Granit Begolli ka zbuluar se me Vushtrrinë synojnë rikthimin në Superligën e Kosovës në sezonin e ardhshëm.
Ai zbuloi se te vushtrriasit po bëhet një riorganizim i tillë, që vitin tjetër të jetë me fytyrë krejt tjetër.#
“Te Vushtrria po bëhet një riorganizim sepse e dimë që skuadra nuk është në pozitën më të mirë të mundshme. Synimi kryesor këtë vit është mbijetesa. Sezonin e ardhshëm besoj se do të jetë krejt diçka tjetër. Vushtrria synon të rikthehet në Superligë”, tha fillimisht Begolli në emisionin “Favorit” në T7.
“Atje është një atmosferë e ngrohtë, e dimë që tifo-grupi ‘Forca’ është shumë i zjarrtë, është armë shtesë për skuadër. Shpresoj që viti tjetër të na gjej më një organizim sa më të mirë në të gjitha format. Shpresoj që të përgatitemi sa më mirë që të jemi të gatshëm për kampionat”, deklaroi Begolli.