BeH, 91 vite burg për 7 ish-pjesëtarë të ushtrisë së Republika Srpska për krime lufte
Shtatë ish-pjesëtarët e VRS-së u shpallën fajtor për pjesëmarrje në rrëmbimin e 20 civilëve nga treni në Shtërpce më 27 shkurt të vitit 1993, të cilët u vranë në zonën e Vishegradit
Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës (BeH) pas gjykimit 7-vjeçar solli vendimin e shkallës së parë duke dënuar shtatë ish-pjesëtarë të Ushtrisë së Republikës Srpska (VRS) me gjithsej 91 vjet burg, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtatë ish-pjesëtarët e VRS-së u shpallën fajtor për pjesëmarrje në rrëmbimin e 20 civilëve nga treni në Shtërpce më 27 shkurt të vitit 1993, të cilët u vranë në zonën e Vishegradit.
Oliver Krsmanoviq, Miodrag Mitrashinoviq, Obrad dhe Novak Poluga, Petko Inxhiq, Radojica Ristiq dhe Dragan Shekariq u dënuan me nga 13 vjet burg si bashkëpjesëmarrës në vrasjen e 20 civilëve që u nxorën nga treni i linjës Beograd-Bar.
Gjykata e BeH-së e liroi Luka Dragiçeviqin nga akuzat, se si komandant i Brigadës së Dytë të Podrinjit nga Vishegradi, kishte dhënë urdhër për marrjen e civilëve.
Luka Dragiçeviq, Obrad Poluga, Novak Poluga, Dragan Shekariq, Oliver Krsmanoviç, Petko Inxhiq, Radojica Ristiq dhe Miodrag Mitrashinoviq u akuzuan për vrasjen e 20 pasagjerëve në Vishegrad, të rrëmbyer nga treni më 27 shkurt të vitit 1993 në Shtërpce.
Sipas aktakuzës, Dragiçeviq ka qenë komandant i Brigadës së Dytë të Këmbësorisë të Podrinjës të VRS-së, Inxhiq ka qenë komandant i Kompanisë së Intervenimit të kësaj brigade, ndërsa të akuzuarit e tjerë kanë qenë anëtarë të kësaj kompanie.
Aktakuza për këtë rast është ngritur në muajin maj, ndërsa gjykimi ka filluar në tetor të vitit 2015.