Behar Maliqi: Do të ndryshojë renditja

25 tetor 2018 | 18:17

Feronikeli, Prishtina dhe Llapi janë të parat në tabelën e elitës së futbollit, por Behar Maliqi është shprehur i bindur se renditja do të ndryshojë me kalimin e xhirove. “Nuk mund të themi se tri skuadrat e para janë në garë për titull dhe të tjerat jo, pasi kampionati është i gjatë dhe klubet do të kenë luajtje të formës. Ne e kemi përjetuar një gjë të tillë, pasi jemi pa sulmuesin kryesor, Ahmet Januzi, që është i lënduar, kurse disa ndeshje ka munguar edhe Mentor Zhdrella, pra edhe skuadrat e tjera do të kenë probleme me lëndime apo rënie të formës”, ka thënë Behar Maliqi.

Një nga lojtarët më të mirë në futbollin e Kosovës, Behar Maliqi, i cili këtë edicion po e djersit fanellën e Llapit nga Podujeva, ka thënë të mërkurën për “Epokën e re” se renditja e skuadrave në tabelën e IPKO Superligës në futboll do të ndryshojë, pasi kampionati është i gjatë dhe skuadrat do të kenë “turbulenca”. “Nuk mund të themi se tri skuadrat e para janë në garë për titull dhe tjerat jo, pasi kampionati është i gjashtë dhe skuadrat do të kenë luajtje të formës. Ne e kemi përjetuar një gjë të tillë, pasi jemi pa sulmuesin kryesor, Ahmet Januzi, që është i lënduar, kurse disa ndeshje ka munguar edhe Mentor Zhdrella, pra edhe skuadrat e tjera do të kenë probleme me lëndime apo rënie të formës”, ka thënë Maliqi.

Skuadra e Llapit ndeshjen e fundit në elitë e luajti baras në derbin ndaj Trepçës ’89 (1-1), kurse përballjen e radhës e zhvillon ndaj Drenicës në Skenderaj. Maliqi e njeh mjaft mirë skuadrën kuqezi, prandaj e ka vlerësuar si kundërshtar të vështirë për secilën skuadër që përballet me të, përfshirë edhe Llapin. “Si Trepça ’89 ashtu edhe Drenica aplikojnë një lojë të mirë dhe janë kundërshtare shumë të vështira për t’u mposhtur. Lojën e parë e kemi humbur ndaj tyre dhe nuk mendojmë për hakmarrje, por do të shkojmë ta luajmë lojën tonë dhe ta marrim maksimumin nëse mundemi”, ka shtuar Maliqi.

Skuadra e Llapit është një nga ato skuadra që ka pësuar ndryshime në shtabin teknik, ku në vend të Bylbyl Sokolit të shkarkuar është emëruar Bekim Shotani. Lidhur me këtë lëvizje, Maliqi është treguar mjaft i matur, duke thënë se: “Ndryshimet në shtabe teknike ndodhin në çdo klub në botë dhe çdo trajner e ka filozofinë e lojës. Ne futbollistët duhet t’i përshtatemi sistemit që kërkon trajneri dhe ta japim maksimumin si në stërvitje, po ashtu edhe në lojë”.

Skuadra e Llapit prej njëmbëdhjetë ndeshjeve të zhvilluara ka grumbulluar 20 pikë, duke regjistruar gjashtë fitore, dy barazime dhe tri humbje.

/Veton ZYMBERI/  

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj,…