Bëhen bashkë kandidatët e PDK-së për deputetë nga Drenasi

20 janar 2021 | 14:59

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, është takuar me kandidatët për deputetë nga Drenasi.

Me këtë rast, Shala ka thënë Drenasi është frymëmarrja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)

“Me kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës nga Komuna e Drenasit dhe me udhëheqësin e shtabit zgjedhor nga kjo komunë. Drenasi është frymëmarrja e Partisë Demokratike të Kosovës. Kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës nga Komuna e Drenasit, do të dinë më së miri të përfaqësojnë interest dhe hallet e qytetarëve të kësaj komune në Kuvendin e Kosovës. Janë personalitete të dëshmuara në angazhimet e tyre profesionale dhe politike”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amir Mamusha nga Prizreni i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje. Aderimin…