Bëhen homazhe në 25-vjetorin e rënies së heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj
09 maj 2023
| 10:53
Fahri Fazliu i ri, nipi i dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu, ka bërë me dije se sot kanë bërë homazhe dhe kanë përkujtuar në 25-vjetorin e rënies heroike heronjtë e kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.
“Heronjtë jetojnë gjithmonë në gjirin e popullit. Ata dhënë jetën e tyre në luftë për qëllimin e shenjtë: Lirinë e Atdheut. Lavdi Heronjve të Kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj! Lavdi gjithë të rënëve për liri”, ka shkruar Fahri Fazliu i ri.