Bëhen përgatitjet e fundit për ta lëshuar në funksion Tomografinë e Kompjuterizuar për simulimin e pacientëve
21 dhjetor 2022
| 10:04
Në Repartin e Radioterapisë të Klinikës së Onkologjisë, po bëhen përgatitjet e fundit për ta lëshuar në funksion Tomografinë e Kompjuterizuar për simulimin e pacientëve (CT Simulator).
CT Simulatori i ri është dora e fundit e teknologjisë, i cili është blerë nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës dhe ka kushtuar 345 mijë e 900 euro.
Ky sistem identifikon automatikisht trupat e huaj në organizëm dhe bën korrigjimin e kualitetit të imazheve.
Gjithashtu, kjo pajisje është komplet automatike, e pajisur me fantom kalbrim dhe përmban protokolle specifike.