Bëhet baba në 25 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, djalit ia vendos për emër nofkën e vëllait që ra dëshmor më 24 mars 1998
24 mars 2023
| 19:31
Xhevdet Mehmetaj është bërë babë në 25 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit.
Ai ka vendosur që djalit të tij t’ia vendos emrin “Kaçurrel”, nofkën që e kishte në luftë dëshmori Gazmend Mehmetaj e të cilin e kishte vëlla.
“Ky trim do të gëzoi nofkën e Dëshmorit Gazmend Mehmetaj “Kaçurreli”.Mirë se erdhe në mesin tonë KAÇURREL u befsh burr me zemër të madhe si Agja yt. Kaçurrel “Xhevdet” Mehmetaj”, ka shkruar familjari Gazmend Mehmetaj i cili gjithashtu e ka emrin e trashëguar nga dëshmori Gazmend Mehmetaj.
Gazmend Mehmetaj bashkë me Agron Mehmetajn dhe Himë Haradinajn kishin rënë dëshmorë më 24 mars 1998.