Bëhet ekzekutimi i subvencioneve për ngrohje për 23 mijë familje me asistencë sociale
08 dhjetor 2023
| 20:29
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është bërë procesimi i pagesës së subvencionit për ngrohje, për familjet në asistencë sociale, raporton Gazeta Blic.
Ministri Murati ka bërë të ditur se nga ky subvencionim për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje kanë përfituar 20 mijë e 339 familje në asistencë sociale.
Kjo masë është e mbështetur nga Bashkimi Evropian, ku Murati ditë më parë ka bërë të ditur se familjet përfituese nuk kanë pasur nevojë që të aplikojnë.