Bëhet ekzekutimi i pagave për shërbyesit e administratës publike për muajin qershor
29 qershor 2018
| 12:04
Ministria e Financave njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin qershor, për të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës.
“Ministria e Financave njofton se duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar, ka bërë sot ekzekutimin e pagave për muajin qershor, për të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Financave.