Bëhet ndërrimi i komandës së KFOR-it amerikan
10 mars 2020
| 16:09
Komanda Rajonale Lindore brenda forcës paqeruajtëse të NATO-s ka dërguar një kontingjent nga Garda Kombëtare e Ushtrisë së Oregonit në Kosovë për të marrë kontrollin e Komandës Rajonale-Lindje si KFOR 27, në dy ditët e kaluara.
Ata do të jenë vazhdues të misionit të KFOR-it për të dhënë kontributin e tyre në paqen e vendit.
“Pas shumë javësh trajnimesh në Hohenfels, Gjermani dhe Fort Bliss, Texas, ekipi luftarak i Brigadës së 41-të të Këmbësorisë, Garda Kombëtare e Ushtrisë së Oregonit së shpejti do të marrë kontrollin e Komandës Rajonale-Lindje si KFOR 27. Ata do të vazhdojnë misionin e KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për njerëzit e Kosovës”, është thënë në njoftim. /KK/