Bëhet nervoz Kurteshi: Vendosni maskat ose dilni jashtë

23 gusht 2021 | 15:24

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, është shprehur i shqetësuar gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së, pasi u ka kërkuar pjesëmarrësve që të vendosin maskat.

“Zotëri Ahmetaj dhe ju dy kameramanë, vendosini maskat ose dilni jashtë. Asnjë njeri në sallë në duhet me qenë pa maskë. Ne nuk po e marrim seriozisht, nga 10 njerëz po vdesin në ditë. Unë jam shumë i shqetësuar me papërgjegjësinë e njerëzve që po hyjnë pa maska”, ka thënë Kurteshi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Perparim Rama, ka…