Bëhet pagesa për shtesat e fëmijëve

04 tetor 2021 | 12:49

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë me dije se sot është bërë pagesa e shtesave për fëmijë, për gjithsejtë 16 mijë e 1 pranues.

Murati përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se 831 aplikues kanë pasur të dhëna të pasakta.

“Sot është bërë pagesa e shtesave për fëmijë për gjithsej 16,001 pranuese. 831 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta, andaj përmes eKosova do të njoftohen që të përmirësojnë të dhënat, dhe muajin vijues do t’i pranojnë shtesat edhe për muajin shtator, retroaktivisht, pasi të kenë përmirësuar të dhënat e nevojshme”, ka njoftuar Murati.

Ministria e Financave ka njoftuar se fëmijët e moshës 0-24 muaj do të marrin nga 20 euro në muaj.

Nga janari i vitit 2022 gradualisht do të shtohen grupmosha të tjera deri në moshën 16-vjeçare, për të cilat vlera e shtesës është 10 euro në muaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka dhënë informacione për tërheqjen…