Bëhet pastrimi i deponive ilegale të mbeturinave në katër fshatra të Kamenicës
25 maj 2022
| 14:44
Komuna e Kamenicës, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat ka bërë pastrimin e deponive ilegale në fshatrat Shipashnicë e Epërme, Shipashnicë e Ulët dhe Muçiverc.
Po ashtu edhe në Berivojcë është bërë hapja e rrugës dhe largimi i deponisë ilegale.
Ky aktivitet është mbajtur në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.