Bëhet super i pasur për vetëm pesë minuta
15 shkurt 2018
| 10:54
Të bëhesh super i pasur pa bërë asgjë është ëndrra e çdo personi. Por, ky qytetar belg e ka pasur fatin ta provojë atë moment, por për vetëm pesë minuta.
Luc Mahieux ka zbuluar se dikush kishte derdhur në llogarinë e tij të bankës, shifrën marramendëse prej më shumë se dy miliardë eurosh.
Përshtypja e çuditshme se ishte bërë shumë i pasur, zgjati vetëm pesë minuta, pasi banka fshiu menjëherë shumën nga llogaria e tij.