Bëhet thirrje që asnjë i intervistuar të mos bëhet dëshmitar bashkëpunues i Speciales
Profesorët e të drejtës penale, avokatët dhe përfaqësuesit e OVLUÇK-së, u kanë bërë thirrje të gjithë atyre që ftohen nga Zyra e Prokurorit Special në Hagë, që mos ta pranojnë statusin e dëshmitarit bashkëpunues.
Ismet Salihu dhe Tomë Gashi kanë lavdëruar ish-zëvendëskomandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota, i cili para dy ditësh ka refuzuar një marrëveshje të tillë.
Ata kanë vlerësuar se një gjë e tillë nga Specialja është joetike dhe do ta dëmtojë shumë luftën çlirimtare.
Ndërkaq nënkryetari i OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se deklarata e Bashotës dëshmon edhe një herë se OVLUÇK-ja ka pasur të drejtë që e ka kundërshtuar dhe e ka vlerësuar raciste dhe të padrejtë Gjykatën Speciales.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)