Bëhet thirrje që të mbytet ky insekt, kjo është arsyeja
Një pasdite me diell, inxhinieri Damian Biollo kishte shkuar në Hudson Yards, në Nju Jork me gruan e tij ku kishte vënë re diçka mjaft të bukur, një krijesë të vogël me dy palë krahë. Megjithatë, ai e dinte se ai ishte në prani të diçkaje tinëzare.
Si një inxhinier softuerësh por që ndjek shumë natyralistë në internet, Biollo ka identifikuar saktë atë që ai po shikonte si Lycorma Delicatula, një insekt pushtues nga Azia që mbërriti në Shtetet e Bashkuara shtatë vjet më parë, dhe në Nju Jork një vit më parë.
“Kam kaluar 10 minuta duke shkelur dhe duke i kërkuar, dhe kam vrarë tetë prej tyre”, ka thënë ai.
Ky insekt cilësohet si problem serioz për shumë arsye, por kryesisht sepse ushqehet nga farat e më shumë se 70 llojeve të bimëve, duke i lënë ato të ndjeshme ndaj sëmundjeve dhe shkatërrimit nga antagonistët e tjerë natyrorë. Insekti gjithashtu kërcënon të kthejë pas në kohë luftën kundër ndryshimeve klimatike.
Në Pensilvani, çështja është marrë aq seriozisht saqë shteti ngriti një tas-forcë, i cili ka autoritetin për të vendosur gjoba dhe madje edhe dënime penale të mundshme për këdo që lëviz me qëllim insektin, nga një vendndodhjeje te një tjetër.
Autoritetet kanë sqaruar se ky insekt kërcen dhe fluturon vetëm në distanca të shkurtra, por ato lëvizin me lehtësi dhe riprodhohen në mënyrë të frikshme.
“Nëse shihni një të tillë, vriteni”, ka thënë Ronnit Bendavid-Val, drejtori i hortikulturës në Kopshtin Botanik të Bruklinit./A2CNN/