Bëhet viral kërcimi qesharak i Trumpit, por edhe gjesti i Melanias

03 janar 2025 | 09:56

Është bërë virale një video nga festa e Vitit të Ri të organizuar nga presidenti i zgjedhur i ShBA-së, Donald Trump. Pamjet i ka postuar në rrjetet sociale djali i tij, Donald Jr., i cili shkoi në shtëpinë e babait të tij në Mar-a-Lago me partneren e tij të re.

Në këtë festë morën pjesë të afërmit dhe miqtë më të afërt të presidentit të zgjedhur të ShBA-së, shumë mbështetës të lëvizjes MAGA dhe zyrtarë të qeverisë së ardhshme. Duke folur për gazetarët, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Melania, Trump tha se “një dritë ka ndriçuar në të gjithë botën” që kur ai u zgjodh.

Trump u shfaq jashtëzakonisht optimist për vitin 2025. Kur u pyet se çfarë priste për vitin e ri, ai tha se do të jetë një vit i mrekullueshëm dhe se ai mendon se SHBA-ja “do të ecë në mënyrë fantastike si vend” dhe do të rifitojë respektin e planetit.

Më pas ai foli për punën e vështirë që është bërë në periudhën e tranzicionit në prag të inaugurimit të tij pas disa javësh. “Mendoj se është bërë shumë përparim në 5 javët e fundit. Është vërtet mbresëlënëse nëse shikoni se çfarë ka ndodhur”, – tha ai.

Trump shprehu besimin e tij se fitorja e tij e fundit ndaj Kamala Harris ka “rigjallëruar” jo vetëm SHBA-në, por gjithë botën. “Ka shumë njerëz të lumtur,” tha ai. Lidhur me vendimet e tij për Vitin e Ri, ai me dashamirësi u përgjigj se gjithçka që dëshiron është “që të gjithë të jenë të lumtur, të shëndetshëm dhe mirë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” i ka kushtuar një reportazh…