Bëhet zbulimi i madh i fosileve në Kinë
25 mars 2019
| 11:04
Shkencëtarët kanë bërë një zbulim ‘mahnitës’ të mijëra fosileve në një shtrat lumi në Kinë.
Fosilet vlerësohen të jenë rreth 518 milionë vjeçare dhe janë veçanërisht të pazakonta sepse indet e trupit të shumë krijesave, duke përfshirë lëkurën, sytë dhe organet e brendshme, janë ruajtur në mënyrë të shkëlqyer.
Paleontologët i kanë quajtur gjetjet ‘një çmenduri’, veçanërisht për shkak se më shumë se gjysma e fosileve janë specie të pazbuluara më parë.