Behgjet Pacolli: Edhe Afganistani anulon pjesëmarrjen në Nobel, shkak Handke
09 dhjetor 2019
| 21:13
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se pas Shqipërisë, Turqisë, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut, sonte ka marrë një telefonatë nga ministri i Punëve të Jashtme të Afganistanit Idrees Zeman i cili e ka njoftuar Pacollin se ai ka udhëzuar ambasadorin e tyre në Suedi që të bojkotojnë ceremoninë e dhënies së çmimit Nobel të Letërsisë për Peter Handke, i cili mbështeti politikat gjenocidale të Millosheviqit.
“Mirënjohës për miqtë tanë në Afganistan”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.