Behgjet Pacolli: Historike, eurodeputetja e parë shqiptare
26 maj 2019
| 23:36
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i është gëzuar lajmit që një shqiptare ka siguruar ulësen e saj në Parlamentin Evropian.
“Tani kemi lajme të mira nga Suedia. Sapo është konfirmuar se Arba Kokalari, me prejardhje shqiptare ka siguruar ulësen e saj në Bruksel. Historike sepse është eurodeputetja e parë shqiptare ndonjëherë. Urime!!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në”Facebook”.