Behgjet Pacolli krenohet me punën e Bahtirit në Mitrovicë

05 maj 2019 | 15:13

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka marrë pjesë të dielën në Konventën e pestë zgjedhore të degës së kësaj partie në Mitrovicë, ku kryetar i saj u rizgjodh Agim Bahtiri.

Pacolli ka thënë se partia të cilën e udhëheqë është në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Duke e falënderuar kryetarin e Mitrovicës nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri, Pacolli ka thënë se qeverisja e AKR-së në Mitrovicë, në krye me Bahtirin u ka shërbyer me dinjitet qytetarëve të Mitrovicës.

“Mitrovica po lulëzon falë vullnetit të mirë të tij”, është shprehur Pacolli, duke vlerësuar projektet dhe nismat të cilat janë realizuar përmes punës së palodhshme të të parit të Mitrovicës.

Pacolli ka theksuar se Kosova para se gjithash vazhdon të jetë kauza më e madhe për të gjithë përfaqësuesit e AKR-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reshjet e shiu kanë përfshirë gjithë Shqipërinë në mëngjesin e…