Behgjet Pacolli lajmërohet nga Hajvalia
29 maj 2020
| 18:25
Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka ardhur sërish Kosovë, por ardhja e tij nuk është bërë më lajm dhe as nuk ka marrë dhenë. Pacolli është lajmëruar nga shtëpia e vet në Hajvali, ku edhe është paraqitur për një intervistë për Reporterin.
Tri javë më parë kthimi i Pacollit në Kosovë u bë dramë, pasi qeveria në detyrë paralajmëroi se, “nëse ai kthehet nga Zvicra, do të futet në karantinë dhe, nëse hyn ilegalisht, do të merren masa ndaj tij”.
Deputeti i AKR-së hyri në Kosovë dhe u kontrollua nga ekipet mjekësore në Aeroportin e Prishtinës, por qëndroi pak ditë dhe u kthye sërish në Zvicër. Tash, pa bërë me dije, është lajmëruar nga Hajvalia.