Behgjet Pacolli në përkrahje të Bedri Hamzës

15 tetor 2021 | 12:24

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, i ka dhënë përkrahje kandidatit të PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamzës.

Ky i fundit përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka falënderuar Pacollin për mbështetje.

Hamza ka thënë se kësaj radhe Mitrovica është shumë përtej dallimeve politike.

“Kësaj radhe Mitrovica është shumë përtej dallimeve politike. Jemi bashkuar për ta kthyer në rrugë të mbarë. Jemi bashkuar për t’ia kthyer Mitrovicën qytetarëve. Faleminderit z. Pacolli dhe miqve të AKR-së për përkrahjen! Bashkë për Mitrovicën”, ka shkruar Bedri Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Vëllaznimi nga Gjakova duket se po ka telashe financiare…