Behgjet Pacolli nga Aeroporti “Adem Jashari” shkon drejt e në Hajvali

30 prill 2020 | 18:39

Këshilltari i presidentit të AKR-së, Naim Murseli, ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” se Behgjet Pacolli me të arritur në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari” do të niset për në rezidencën e tij në Hajvali.

“Në këto momente, z. Pacolli do të udhëtojë për në Prishtinë. Kërkesa është aprovuar, dhe nisja po bëhet nga Tirana, ku edhe ishte duke qëndruar këto ditë. Më të arritur në aeroport ai do ti nënshtrohet kontrollës rutinore mjekësore, për të vazhduar pastaj në rezidencën e tij në Hajvali”, ka shkruar Murseli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka…