Behgjet Pacolli: Pandemia më privoi të betohem si deputet

22 mars 2021 | 13:48

I zgjedhuri për deputet nga Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, nuk arriti të bëjë betimin sot.

Ani se pritej të betoheshin 120 deputetë të rinj të Kuvendit të Kosovës, ku u betuan vetëm 114 e në mesin e atyre që nuk ishin prezentë në sallë ishte edhe Pacolli.

Pacolli deklaroi se për arsye tashme të njohura, nga kufizimet e shkaktuara nga pandemia, është privuar nga betimi i deputetit.

Por Pacolli tha se këtë gjë do ta bëjë në seancën e radhës.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Sot u konstitua legjislatura e tetë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e lira dhe demokratike të 14 shkurtit. Vendi ynë ashtu si e tërë bota po kalon krizën e rëndë të pandemisë Covid-19, andaj themelimi i shpejtë i institucioneve të reja është më se i nevojshëm. Për arsye tashmë të njohura, nga kufizimet e shkaktuara (sidomos ditëve të fundit) nga pandemia, me privoj, edhe për kundër dëshirës sime unë sot nuk mund të merrja pjesë në Kuvend për të dhënë betimin dhe filluar punën, por që një gjë të tillë do ta bëj në seancën e radhës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës në futboll do të zhvilloj seancën e…