Behgjet Pacolli: Politikanët ende premtojnë hapjen e minierave sikur të ishin vitet e ’80-ta
17 shtator 2019
| 00:16
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.
Pacolli ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për planin e tij ekonomik.
Ai thotë se as 2% e planit të tij ekonomik nuk është zbatuar. Kjo qoftë për shkak të pengesave të caktuar, qoftë për shkak të mungesës së vullnetit. Tutje thotë se premtimet e disa politikanëve janë jo të sinqerta.
“Ende flasin për hapje të minierave sikur të ishin vitet e ’80-ta. Atëherë ishte kohë tjetër”, thotë Pacolli.
“Tani është koha e ekonomisë liberale ku shteti duhet të i plotësojë kushtet e sigurisë që investitorët të vijnë dhe të investojnë në shtetin tonë”
Pacolli thotë se ai nuk është i interesuar të investojë në minierën e Trepçës, pasi që nuk është fusha e tij.