Behgjet Pacolli: Duhet të mbyllen shkollat

11 mars 2020 | 12:18

Presidenti i Aleancës së Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, i ka bërë thirrje qeverisë që të marrë masa urgjente për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

“Kosova deri në këtë moment është ndër vendet e pakta në Evropë që nuk është prekur nga koronavirus. Kjo mund të ndryshojë në ditët ardhshëm nëse jo orët, sepse ne nuk jemi ishull i izoluar nga bota. Madhësia e vendit, sistemi shëndetësor dhe zakonet tona sociale dhe kulturore e bëjnë Kosovën një vend shumë të rrezikshëm për koronavirus. Unë i bëj thirrje qeverisë të marrë masa urgjente për të siguruar gatishmërinë e sistemit tonë për t’iu përgjigjur sfidës që na vjen”, ka shkruar ai.

“Shkollat duhet të mbyllen për disa ditë në mënyrë që fëmijët të mbrohen dhe ngjarjet ku ka masa të anulohen. Kosova gjithashtu duhet të sigurojë rezerva të ushqimit dhe materialeve të kujdesit shëndetësor në mënyrë që të mund t’i përgjigjet pa presion kërkesave”, thënë ish-ministri i Punëve të Jashtme.

Pacolli ka theksuar se më e rëndësishmja që çmimet nuk duhet të ngritën për të dëmtuar xhepat e qytetarëve tanë. “Ora është duke shënuar dhe duhet të shohim një reagim më serioz nga autoritetet tani”, ka deklaruar Pacolli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekspertët parashikojnë që shpërthimi i virusit do të ketë një…