Behgjet Pacolli takon mjekët: Është urgjente përmirësimi i infrastrukturës shëndetësore
06 shkurt 2021
| 18:57
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili është pjesë e listës së LDK-së, dhe në listën zgjedhore mbanë numrin #5, gjatë fushatës parazgjedhore ka takuar disa mjekë.
Në një postim në llogarinë e tij në ‘Facebook’, Pacolli ka thënë se është fisnike, madhështore dhe jetëshpëtuese ajo çfarë bëjnë sot mjekët tanë e personeli shëndetësor.
“Nga takimi me ta kuptova se nuk mungon aspak vullneti e zelli i tyre për punë, por ende u mungojnë kushtet”, u shpreh Pacolli.
Ai ka thënë se është urgjente përmirësimi i infrastrukturës shëndetësore.
“Në fakt ka pasur gjithmonë nevojë, prandaj AKR prej kryeherash e ka pasur një nga shtyllat e programit investimin në Shëndetësi”, shkroi Pacolli.