Behgjet Pacolli tregon pse organizoi darkë për liderët e vendit
05 shkurt 2018
| 20:48
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli mblodhi kabinetin qeveritar dhe liderët tjerë shtetëror në vilën e tij në Hajvali, në një darkë që u tha se ishte jozyrtare.
Njëri nga pjesëmarrësit kryesor në mbledhinë e pazakontë, tha se me këtë rast u fol për punë të mëdha të shtetit, por jo se pati vendime.Se nuk pati vendime, e tha edhe vetë nikoqiri.
Sipas Pacollit, pati edhe një arsye tjetër, të fortë pse u organizua kjo darkë.
Por shumëkush, e kritikoi këtë darkë, duke thënë se ky luks që e bëjnë pushtetarët bie ndesh me standardin e popullatës.