Behgjet Pacolli: Trepça është thesari ynë dhe duhet të kthehet në motor të Kosovës

27 shtator 2019 | 22:25

“Trepça është thesari i Kosovës dhe ajo duhet të kthehet në motor të Kosovës”, kështu ka thënë Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli në prezantimin e programit qeverisës para mitrovicasve.

Në tubimin e organizuar më rastin e fushatës Pacolli, ka thënë se Mitrovica është zemra e Kosovës.

Fotografia e Islam Pacolli

“Përshëndes të gjithë simpatizuesit që më bëtë më emocion. Mitrovica është zemra e Kosovës. Është zemra e fuqishme e Kosovës, por kjo zemër që ishte motori kryesor i Kosovës ka filluar të rrah më ngadalë dhe unë këtë nuk e dua. Trepça është në Mitrovicë dhe Kosova është e lidhur më minierat e saj dhe më mirëqenien e Mitrovicës. Mitrovica është e lidhur më njerëzit punëtor. Këtë duhet t’ia kthejmë Mitrovicës. Ka shumë padrejtësi që iu kanë bë Mitrovicës dhe sot dua t’iu them se këto padrejtësi vijnë nga njerëzit e ligë dhe të paditur që kanë udhëheq me politikat deri sot”, ka thënë Pacolli.

Pacolli ka shtuar se ai që bisedon me minatorët duhet të ketë dinjiteti dhe jo si politikanët që e shfrytëzojnë këtë vetëm për një herë. Ai tutje ka shtuar se Trepça duhet të ngritët dhe minatorëve duhet të ju kthehet dinjiteti.

“Ai që vjen në Mitrovicë dhe bisedon më minatorin duhet të këtë dinjitet. Dhe jo si kolegët e mi politikan që e shfrytëzojnë atë vetëm për një herë. E çmoj më zili dhe respekt punën që kemi bërë deri tash e ata janë veteranët e prindërit tanë që shumica kanë shkuar dhe se kanë pa Mitrovicën ashtu siç duhet. Unë çdo gjë që posedoj e kam krijuar vetëm më mund. Ne duhet të ngrehim Trepçën dhe duhet t’i kthejmë dinjitetin minatorëve”, ka shtuar Pacolli.

Fotografia e Behgjet Pacolli

Fotografia e Behgjet Pacolli

Fotografia e Behgjet Pacolli

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkampioni i Kosovës në futbollin e femrave, Feronikeli ka shënuar…