Behgjet Pacolli: Urime Kosovë!, kaluam edhe sfidën e radhës
13 shtator 2018
| 13:07
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova me votimin nga ana e Parlamentit Evropian pro liberalizimit të vizave ka kaluar edhe një sfidë të radhës.
“Urime Kosovë, urime e dashura rini e Kosovës. Kaluam edhe sfidën e radhës! Parlamenti Evropian sapo votoi PRO liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/