Behgjet Pacolli: Uroj që festa Krishtlindjes të sjellë harmoni
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ua ka uruar Ditën e Krishtlindjes të gjithë besimtarëve të krishterë.
“Në këtë ditë të shenjtë të Krishtlindjes, më lejoni që në emër të Aleancës Kosova e Re dhe në emrin tim personal të ju përcjelli urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve të besimit të krishterë në Republikën e Kosovës”, ka thënë Pacolli në urimin e tij.
Ai për këtë festë ka uruar edhe përfaqësuesit e huaj diplomatikë dhe ushtarët e KFOR-it. “Në këtë ditë kremte ne duam të falënderojmë edhe të gjithë ata miq që kanë treguar besnikëri të pakushtëzuar ndaj nesh. Të punojmë pareshtur për të mirën tonë të përbashkët dhe të mos i harrojmë asnjëherë njerëzit në nevojë, të solidarizohemi me ata dhe të ndajmë momentet e çmuara të kësaj feste së bashku. Uroj nga zemra që kjo festë e madhe e Krishtlindjes të sjellë harmoni, dashuri dhe shëndet në familjet tuaja”, ka deklaruar lideri i AKR-së në urimin e tij.