Behije Mustafa fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë

21 gusht 2021 | 20:47

Karateistja Behije Mustafa ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, që po mbahet për kadetë, juniorë dhe U-21 në Tampere të Finlandës.

Deri tek medalja, garuesja jonë arriti pas katër fitoreve, në kategorinë e junioreve mbi 59 kg. Në luftën për të bronztën përmes repesazhit mundi Lara Zarei të Suedisë.

Paraqitje të mirë kishte edhe Rinesa Osmani që doli e shtata në kategorinë e junioreve deri në 59 kilogramë.

Rigon Baruti u rendit i nënti tek juniorët në kategorinë deri në 68 kilogramë.

Ekipi i karatesë po paraqitet me 17 garues, ndërsa licenca evropiane morën edhe dy gjyqtarët, Edon Xharra dhe Astrit Ndrecaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka dalë me një…